Osmani e Maloku pjesëmarrëse në Konferencën Globale Parlamentare të FMN-së dhe BB-së

Aktuale April 16, 2018 - 15:49
Deputetja Vjosa Osmani dhe Doruntinë Maloku pjesë e Konferencës që po mbahet në Washington DC

Dy deputetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Doruntinë Maloku, po marrin pjesë në Konferencën Globale të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, raporton “Zeri.info”.

Kjo Konferencë është duke u mbajtur në Washington DC, ndërkaq Kosova është duke u përfaqësuar nga këto dy deputete.

Njoftimi i plotë i Grupit Parlamentar të LDK-së:

Deputetet Vjosa Osmani dhe Doruntinë Maloku po marrin pjesë në Konferencën Globale Parlamentare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore

Deputetet e Grupit Parlamentar të LDK-së, znj. Vjosa Osmani dhe znj. Doruntinë Maloku, po marrin pjesë në takimin vjetor të Konferencës Globale Parlamentare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, e cila po mbahet ne Uashington DC.

Në këtë ngjarje dy ditore, deputetet Osmani dhe Maloku do të marrin pjesë në sesione të ndryshme punuese ku do të kenë mundësi diskutimi me zyrtarë të lartë të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, institucioneve të tjera të zhvillimit, si dhe organizatave të shoqërisë civile.

Ato po ashtu, do të kenë mundësinë që të takojnë kryetarë Parlamentesh si dhe deputetë nga e mbarë bota.

Image

Image