Fjalë prekëse të motrës për xhaxhin që ia vrau aksidentalisht vëllain

Aktuale April 16, 2018 - 15:01
Emocionuese

Motra e 14-vjeçarit, Edi Sopaj të vrarë aksidentalisht nga xhaxhai i tij të shtunën që lamë pas, ka shkruar fjalë prekëse për të.

Ky incident ka ndodhur kur xhaxhai i tyre kishte shtirë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, duke e lënë të vdekur nipin e tij dhe duke plagosur veten.

Njomza Sopaj, motra e Edit, ka shkruar që ky incident nuk do zbeh dashurinë që kanë për të dhe se janë të vetëdijshëm që kjo ngjarje ka ndodhur pa dëshirën e tij.

“Xhaxhi pa marr parasysh se qka flasin njerzit ti per ne je njeriu me i dashur muj me than qe edhe e zavendson vendin e prindit gjithqka ndodhi pa deshiren tende ti si askush tjeter ja plotsove qdo deshir qe kishte Edi. Te dojm shumm Xhaxhi”, ka shkruar ajo.

Image