Aktuale

O'Connell ka një kërkesë për rastin Ivanoviq

O'Connell ka një kërkesë për rastin Ivanoviq
16 prill 2018 • 14 : 15

Kjo është kërkesa e ambasadorit britanik

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O'Connell, tre muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb në veri të Mitrovicës,  ka bërë thirrje që kjo vrasje të zbardhet në tërësi, shkruan “Zeri.info”.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që jo vetëm kjo vrasje, por të gjitha vrasjet e tjera të hetohen tërësisht dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

LEXO EDHE: Tre muaj pas vrasjes së Ivanoviqit, shfaqen grafite në Mitrovicë (FOTO)

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në tre mujorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, si në Prishtinë ashtu edhe në Mitrovicë janë vendosur grafite në mure. /ZËRI/

Postimi i plotë i ambasadorit Ruairí O'Connell:


Dje u bënë tre muaj që nga vrasja e Oliver Ivanovic.

Vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo dhe vrasjet e tjera të hetohen tërësisht, dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë

© zëri.info