Abdixhiku: Qeveria Haradinaj me 25 për qind të kabinetit me aktakuzë

Aktuale April 16, 2018 - 11:23
Vazhdojnë akuzat e deputetëve të LDK-së ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj

Deputeti nga radhëët e LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e Kuvendit ka thënë se është e çuditshme se si pas ngritjes së aktakuzave për disa ministra e deputetë nga Prorkruroria e Kosovës, Qeveria ende I mbanë në poste.

Ai i ka drejtuar pyetje kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, dhe kryeministrit se si i mbajnë rreth vetës sipas tij njerëz me aktakuzë.

LEXO EDHE: Hoti: Haradinaj fali Rikallon, tash lë në qeveri të akuzuar të tjerë

“Ajo që të shkon ndërmend menjëherë është se si është e mundur që një kryetar partije ai i PDK-së të mbajë rreth vetës njerëz më kaq shumë aktakuza, për krim e korrupsion. Çështja e dytë është se si një kryeministë Qeverije mund të punoj me kaq shumë njerëz rreth vetës që kanë aktakuzë. Ka pesë ministra në peshorën e drejtësisë, e ka 25% të kabinetit me aktakuzë. Asnjë Qeveri në ndonjë vend tjetër nuk mban zyrtarë rreth vetës me aktakuzë”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka kërkuar nga kryeministri të shkarkohen zyrtarët me aktakuzë.

“E kuptoj që secili është i pafajshëm deri në shpalljen e vendimit mirëpo duhet dorëzuar detyrën deri në këtë vendim. I bëj thirrje kryeministrit të shkarkoj të gjithë ata që mbajnë aktakuzë dhe marrin fonde nga qytetarët”, ka thënë ai.