Mbyllet rruga në qendër të kryeqytetit, shkaktohet tollovi në komunikacion

Aktuale April 16, 2018 - 10:22
Tollovi në rrugën ‘‘Luan Haradinaj’’

Rruga “Luan Haradinaj”, e cila është në qendër të Prishtinës në mëngjesin e sotëm është mbyllur për qarkullim të automjeteve, raporton “Zeri.info”.

Qamil Behrami, Toger udhëheqës i Ekipit të Komunikacionit Rrugor për Kryeqytet, ka thënë për “Zeri.info”, se mungojnë shenjat paralajmëruese për qytetarët dhe se sipas tij, kjo ka shkaktuar tollovi në kryeqytet.

Ai ka thënë se komuna është e obliguar që të vendos shenja paralajmëruese dhe orientuese për qytetarët.

“Janë shenjat paralajmëruese për pjesëmarrësit në komunikacion dhe këto mungojnë edhe shenjat paralajmëruese dhe obliguese të cilat orientojnë qytetarët për rrugët alternative. Të gjitha këto shenja mungojnë. Qytetarët vetëm kur të afrohen në vendin ku janë duke u kryer punimet po e kuptojnë se rruga është e bllokuar dhe kjo po shkakton tollovi në kryeqytet”, ka thënë Behrami për “Zeri.info”.

Ai ka treguar për “Zeri.info”, se do të merren masa ligjore si për Komunën e Prishtinës ashtu edhe për kompaninë që është duke i kryer punimet.

“Ndaj tyre do të merren masa të parapara me ligj të trafikut rrugor”, ka deklaruar Behrami për “Zeri.info”.

“Zeri.info”, ka tentuar që të marrë një përgjigje për këtë edhe nga zyrtarët e komunës së Prishtinës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.  

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image