Edhe Haradinaj e uron Gjukanoviqin

Aktuale April 15, 2018 - 22:34
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka uruar Milo Gjukanoviq, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj shprehu gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

LEXO EDHE: Ky është urimi special i Thaçit për fitoren e Gjukanovicit

“Urime qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Poashtu, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Milo Gjukanoviq”, thotë Haradinaj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Republikën e Malit të Zi edhe në të ardhmen, në të mirë të të dy popujve tanë, për përspektivën euro-atlantike!”, thuhet ai.

Gjukanoviq shpalli fitoren. Kur janë numëruar mbi 90 për qind të votave, ai prin me mbi 54 për qind.

Haradinaj në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7 u kishte bërë thirrje shqiptarëve që të votonin për Gjukanoviqin.

Ky i fundit nëpërmjet Expressit tha se do t'i përmbahet marrëveshjes për rishikim të marrëveshjes për kufirin me Kosovën.