Ministrja serbe frikësohet nga Gjykata Speciale

Aktuale April 15, 2018 - 14:28
Ja çfarë thotë ajo

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, ka thënë se frikohet që Gjykata Speciale, mund të mbetet një “letër e vdekur”.

Ajo ka ngritur zërin duke vënë theksin te Bashkimi Evropian që kjo gjykatë të mos aktivizohet, shkruan Kontaktplus.

LEXO EDHE: Flet Vuçiq, tregon a është me Rusinë apo me Amerikën

“Nuk jam e sigurt se sa kjo gjykatë për drejtuesit e UÇK-së do të jetë në gjendje që mbijetojë, sepse aktakuzat janë paralajmëruar shumë më herët dhe asgjë nuk po ndodh”, ka thënë Kuburoviq.

Ajo më tej ka përmendur edhe misionin e EULEX-it, duke thënë se kanë njoftuar se do ta reduktojnë misionin dhe se do ta largohen tërësisht nga sistemi i drejtësisë.