Në top 10 reagimet për Sirinë në Twitter edhe deklaratat e Thaçit dhe Pacollit

Aktuale April 15, 2018 - 07:59
Sulmet e djeshme në Siri të udhëhequra nga Amerika kanë shkaktuar reagime në gjithë botën.

Sulmet e djeshme në Siri të udhëhequra nga Amerika kanë shkaktuar reagime në gjithë botën.

Liderët kosovar u rreshtuan krahë aleatëve si SHBA-të, Britania dhe Franca, të cilët  dje me fillim nga ora 3 e mëngjesit bombarduan Sirin, pas sulmeve të fundit me armë kimike, shkruan "Zëri.info"

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme në rrjetin social "Twitter", ka përkrahur sulmet  në Siri nga aleatët. 

LEXO EDHE: 19 vjet nga beteja e Zhegocit

“Mbështesë sulmet kundër regjimit të Assadit, që kanë shkelur vijat e kuqe duke përdorur armët kimike”, ka shkruar Thaçi. 

Reagim bëri edhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli. Edhe ai në "Twitter" ka shkruar se sulmet nmdaj këtij regjimi janë të nevojshme. 

E të dy deklaratat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, ky rrjet social i ka renditur në top 10 postimet për zhvillimet në Siri. /ZERI

Image

Image