Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Aktuale April 15, 2018 - 07:55
Ka filluar votimi

Në Mal të Zi ka nisur votimi për zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë 7 kandidatë. Në sondazhet e bëra më parë doli se mbështetjen më të madhe e gëzon ish-kryeministri dhe ish-presidenti i vendit, Millo Gjukanoviq, i cili ka një mbështetje edhe nga qytetarët shqiptarë.

Të drejtë vote kanë 532 mijë e 599 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 1 mijë e 214 vendvotime që do të jenë të hapura prej orës 07 deri në orën 20:00. I pari në listë është kandidati i Malit të Zi të Vërtet, Marko Millaçiq, i dyti, Mlladen Bojaniq, kandidati i Frontit Demokratik, Demokratëve, Partisë Socialiste Popullore dhe Lëvizjes qytetare URA.

LEXO EDHE: 19 vjet nga beteja e Zhegocit

Kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe pajtimit, Hazbija Kallaç është i treti në listë, kurse i katërti Vasilije Miliçkoviq, përfaqësues i grupit të zgjedhësve Aleancës Qytetare dhe Partisë së Pensionistëve, kurse i pesti është, Dobrillo Dedeiq, përfaqësues i koalicionit serb. 

Në vendin e gjashtë të listës zgjedhore është kandidatja e Partisë Socialdemokratike, Draginja Vuksanoviq, kurse i shtati, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq. Zgjedhjet presidenciale janë të shtatat me radhë prej futjes së pluralizmit në Mal të Zi. Presidentë të Malit të Zi kanë qenë: Momir Bullatoviq në dy mandate, Millo Gjukanoviq në një, dhe Filip Vujanoviq në 3 mandate.