Aktuale

Shpend Ahmeti e “largon nënkryetarin” e Komunës

Shpend Ahmeti e “largon nënkryetarin” e Komunës
14 prill 2018 • 20 : 41

Lexo detajet

Komuna e Prishtinës po largon posterët e vendosur nëpër ndërtesat e qytetit.

Një prej posterve që u largua sot ishte edhe ai i Rrahim Pacollit, kur garonte për kryetar të Prishtinës, që tash është nënkryetari aktual.

Vet kryetari Shpend Ahmeti e ka postuar heqjen e posterit në llogarinë e tij në Facebook madje duke bërë edhe shaka, njofton Klan Kosova.

“E hoqëm edhe nënkryetarin!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook duke vazhduar më pas “…posterin”.Image

© zëri.info