KDI: Institucionet ta luftojnë korrupsionin

Aktuale April 13, 2018 - 11:25
Lexo detajet

Instituti Demokratik i Kosovës(KDI), ka shpalosur planin 15 pikësh në bazë të të cilit institucionet shtetërore do të duhej ta zbatonte, raporton "Zëri.info".

"Jemi këtu për ta prezantimi i planit 15 pikesh qa mendojmë qa institucionet tona duhet ta zbatojnë", ka thënë Florent Spahija nga ky Institut.

Në anën tjetër Diana Metushi Krasniqi nga kjo organizatë ka thënë që korrupsioni është një pikë e ndjeshme në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, raporton tutje "Zëri.info".

"Ka vite që qytetarët dëgjojnë se korrupsioni po luftohet ndërsa në praktik shohim që shumë pak është bërë në këtë drejtim. Në gjitha raportet ndërkombëtare shihet se Kosova më së shumti çalon në këtë pikë pra në luftën kundërkorrupsionit. Ky kriter së fundmi është vendosur edhe për liberalizimin e vizave", ka thënë ajo.

Të dy para mediave shpalosën edhe këtë program ku ndër pikat kryesore janë këto:

  • Pika e parë e këtij projekti është zgjidhja e rasteve që kanë të bëjnë me korrupsionin e që më së shumti lëndë ka bërë Gjykatën Themelore në Prishtinë;
  • Pika e dytë vendimi më i shpejtë i Prokurorisë së Shtetit në lidhje me lëndë të rëndësishme ende të pazgjidhura;
  • Pika e tretë prokuroria duhet të sekuestrojë më shumë pasuri të personave që kanë kryer vepër penale;
  • Pika e katër dekriminalizimi i policisë;
  • Pika e pestë Parlamenti i Kosovës t’i detyrojë deputetët që pasurinë ta bëjnë publike;
  • Pika e gjashtë detyrimi i ndërmarrjeve publike që të jenë transparentë;
  • Pika e shtatë bashkimi i disa organizatave që nuk bëjnë asgjë përveç që shpenzojnë paranë publike;
  • Pika e tetë, Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedh kandidatë profesional. /Zëri