Beqiri flet për zgjedhjet e brendshme në LDK

Aktuale April 13, 2018 - 11:21
Lexo detajet

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri gjatë konferencës javore të kësaj partie, hodhi poshtë zërat për zgjedhje të brendshme të këtij subjekti politik ditëve, duke shtuar se LDK-ja prioritet i ka zgjedhjet nacionale të vendit, raporton "Zëri.info".

"Po e heq një dilemë që po dëshirojnë të krijohet për LDK-në nuk ka kurrfarë përgatitje për zgjedhje partiake. Vitin e ardhshëm e kemi këtë proces, ndërkaq po e them që prioritet i LDK-së janë zgjedhjet nacionale", tha Beqiri

Sipas Beqirit, qeveria aktuale është dobësuar dhe si e tillë po e bënë edhe Kuvendin e Kosovës jo funksional.

"Kjo qeveri është Qeveri e pakicës dhe tashmë shumë e dobësuar, pasqyron një mori dështimesh në punën e saj. Po ashtu edhe Kuvendi është jo funksional sepse varet nga opozita për votimin e ligjeve", tha Beqiri./ ZERI/Image