Reagon Pal Lekajt pasi iu ngrit aktakuza

Aktuale April 12, 2018 - 16:21
Lexo detajet

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka reaguar pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për dy vepra penale të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan “Zëri.Info”.

Lekaj ka deklaruar se asnjëherë nuk ka vepruar jashtëligjshëm, por vetëm në ndihmë të qytetarëve të shumët që kanë përfituar subvencione të cilat i ka shpërndarë Komuna e Gjakovës.

Tutje Lekaj ka thënë se do të respektojë cilin do epilog të drejtësisë, dhe se nuk do të ndalët me punën pa marrë parasysh tendencën e presionin.

LEXO EDHE: Ngrihet aktakuzë për korrupsion ndaj Pal Lekajt

"Po lexoj në media që organet e drejtësisë paskan ngritur një aktakuzë për një çështje të para 10 viteve.

Krejt çka mund të them tani për tani është se në asnjë rast e rrethanë nuk kam vepruar ndryshe përveçse në harmoni me ligjin dhe në ndihmë për qytetarët e shumtë që kanë përfituar nga subvencionet të cilat i ka shpërndarë Komuna e Gjakovës.

Ashtu siç kam qenë do të vazhdojë të jem në krye të detyrës, për të përmbushur obligimet tona ndaj qytetarëve dhe vendit tonë.
Cilido që do të jetë epilogu i organeve të drejtësisë jam i gatshëm ta respektoj.

Por nuk do të ndalemi në punën tonë, pa marrë parasysh tendencës së presionit", ka deklaruar Lekaj.ZËRI