17 prilli, data kur Kosova merr sinjalin e parë për vizat

Aktuale April 12, 2018 - 11:09
LAJMI I FUNDIT

Edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, është e bindur se vitin 2018 kosovarët do ta përmbyllin duke qenë të lirë për të lëvizur.

Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, në një intervistë për Zërin e Amerikës komentoi mbi analizën e organizatës Freedom House mbi problemet e vërejtura në Kosovë gjatë vitit të fundit si dhe diskutoi lidhur me ambiciet dhe sfidat e Kosovës.

LEXO EDHE: ''Vizita e ministrit të Jashtëm francez në Serbi, mund të zgjidh problemin e Kosovës''

Ajo tha se Qeveria e Kosovës ka miratuar së fundi 11 ligje, që janë të lidhura me luftën kundër korrupsionit. “Shpresojmë që këto ligje të plotësojnë zbrazëtirat dhe do të na ndihmojnë të jemi më efikas e të ketë llogaridhënie më të madhe”, tha Ministrja e Integrimit e Kosovës.

Ajo tha se ka shpresa që brenda vitit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirisht në vendet e BE-së, sikurse fqinjët e tyre dhe se më 17 prill presin raportin e vlerësimit të kritereve që i janë vendosur Kosovës për të përparuar në integrimet evropiane.

E pyetur lidhur me incidentin e kohëve të fundit të deportimit të 6 shtetasve turq në Ankara, ajo tha se ka filluar një hetim që pritet të përfundojë shumë shpejt. “Nga ky hetim, – tha ajo – do të kemi një raport shumë transparent, me të cilin do të njihet jo vetëm populli i Kosovës, por edhe partnerët ndërkombëtarë.