Për herë të parë, Isa Mustafa flet për gjendjen e tij shëndetësore

Aktuale April 11, 2018 - 21:46
Flet Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, pas kthimi nga mjekimi në Gjermani ka zhvilluar një takim me tre nënkryetarët partisë që e udhëheq si dhe dy deputetë të LDK-së.

Në këto takime, siç ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", është biseduar për zhvillimet partiake në terren.

LEXO EDHE: Takohen Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Mirëpo Mustafa ka treguar se edhe për një periudhë do të ketë nevojë t’i përkushtohet rehabilitimit fizioterapik në Kosovë.

Ky është postimi i tij:

Sot, gjatë ditës, pata takim me nënkryetarët e LDK-së,Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova.

Biseduam për shumë çështje të zhvillimeve në LDK, për aktivitetet në terren dhe forcimin e rolit prijës të LDK-së në proceset aktuale në Kosovë.

Nënkryetarët e LDK-së kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës sa isha në rehabilitim shëndetësor jashtë vendit dhe vazhdojnë me këto aktivitete, ndërkaq po forcohet uniteti brenda LDK-së dhe organeve të LDK-së.

Unë edhe për një periudhe do të kem nevojë t’i përkushtohem rehabilitimit fizioterapik në Kosovë.

Kam takuar, po ashtu, edhe sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqiri si dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, prof. Avdullah Hotin, me të cilin kemi biseduar për proceset aktuale në Kuvendin e Kosovës.