Këshilltari i Isa Mustafës demanton Time Kadriajn

Aktuale April 10, 2018 - 21:23
Lexo detajet

Këshilltari i kryetarit të LDK-së, Besnik Berisha, ka demantuar deputeten e AAK-së, Time Kadriajn e cila ka thënë se Isa Mustafa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe së këtë po mundohen ta shfrytëzojnë në LDK.

“Sapo e degjova ne lajme se znj. Time Kadriaj, deputete e AAK-se, e cila, duke e arsyetuar mendimin e saj se pse nuk mund te rrezohet qeveria, tha se LDK-se nuk i konvenon hyrja ne zgjedhje per shkak se “ Kryetari i saj eshte ne gjendje te rende shëndetësore”. Deshiroj ta demantoj znj. Kadriaj vetem sa i perket gjendjes shendetesore te z. Mustafa, ngase ajo cfare deklaroi ajo, nuk eshte e sakte” ka shkruar Berisha në profilin e tij në rrjetin social "Facebook".

 Ai ka thënë se Isa Mustafa gëzon shëndet të mirë, dhe se do t’iu kthehet aktiviteve të tij politike e akademike.

LEXO EDHE: Kur do t’ju kthehet Isa Mustafa aktiviteteve politike, tregon ish-këshilltari i tij

“Z. Mustafa gezon shendet te mire, problemet qe kishte me heret jane ne eliminim e siper dhe ne javet ne vijim z. Mustafa do t’u kthehet aktiviteteve te tij politike dhe akademike.P.s. Ky demant behet vetem per te informuar drejt opinionin lidhur me gjendjen shendetesore te z. Mustafa” ka përfunduar Berisha.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ishte për shërim në Gjermani, dhe ka vetëm pak ditë që është kthyer në Kosovë.