‘‘Zeri.info’’ i 'frikëson' mediet serbe

Aktuale April 10, 2018 - 15:56
Mediet serbe nuk kanë të ndalur

Gjatë ditës së sotme mediet serbe kanë raportuar në lidhje me gazetën “Zëri”, përkatësisht me portalin “Zeri.info”, me ç'rast edhe i kanë cituar ata duke thënë se ky portal ka ngjallur panik tek populli serb.

LEXO EDHE: 'Ushtarë serbë në Makovc'

“Zeri.info”, ju sjell të plotë artikullin se çfarë shkruajnë mediet serbe:

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet e profesorit të UP, FLorim Isufi se në fshatin Makoc të Prishtinës, janë parë pjesëtarët e policisë serbe.

Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha ka sqaruar se në fshatin Grashticë është duke u xhiruar një film.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për xhirimin e një filmi rreth masakrës së forcave serbe që kishte kryer ndaj popullatës civile në një shitore të këtij fshati, ku në format më barbare ishin ekzekutuar dhjetëra civilë shqiptarë, ku shumë prej tyre ishin prerë edhe me motosharrë.

Por mediat serbe kanë përmendur se një lajm i ngjashëm kishte ndodhur edhe në muajin shkurt, kur portali Zeri.info, sipas këtyre mediave, kanë lozur me nervat e qytetarëve, duke dhënë informatën dramatike se Serbia po dërgon tanke në kufi me Kosovën.

Tanket serbe vërtetë kishin lëvizur por jo për shkak të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, por bëhej fjalë për defilime të armatës serbe në shumë qytete të mëdha të Serbisë, për shkak të festimit të ditës së pavarësisë së Serbisë.