Nis takimi mes kryeministrit dhe kryetarëve të komunave

Aktuale April 10, 2018 - 10:15
Ky takim po zhvillohet në kuadër të ''Forumit Konsultativ Qeveri - Komuna''

Para pak minutash ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarëve të komunave të Kosovës, raporton "Zeri.info".

Ky takim po zhvillohet në kuadër të "Forumit Konsultativ Qeveri - Komuna".

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka thënë se ky takim është thirrur për disa arsye.

“Kam pasur disa tema që kam pranuar deri tash, temat që më kanë bërë ta thërras këtë takim. Për shembull, në Ferizaj kryetari më ka treguar se buxheti është i rrezikuar..”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, tema e dytë sipas tij, ka qenë kërkesa e disa komunave për tokë.

“Kryetari i Gjilanit ka kërkuar një parcelë për universitetin. Dëshirojmë edhe këtë aspekt ta trajtojmë bashkë”, ka shtuar ai.

Në këtë takim pos kryeministrit po merr pjesë edhe ministri i financave, Bedri Hamza. /Zeri/