Ish-luftëtarët e UÇK-së protestojnë sot

Aktuale April 10, 2018 - 07:56
Kjo është arsyeja e protestës së tyre

Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së, sot mbajnë protestë, në të cilën do të shpalosen tri kërkesat e tyre, duke përfshirë edhe pastrimin e listave të veteranëve.

Protesta mbahet në Sheshin “Skënderbeu”  në Prishtinë dhe fillon në ora 11:00.

Kërkesat e protestuesve:

1.  Pastrimin e listave te veteranëve,

2.  Njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre qe si pasojë e luftës  vuajnë nga sëmundjet e ndryshme,

3. Shkarkimi i komisionit invalidor i tanishëm, i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po jua refuzon njohjen, kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidit.