Krasniqi: S’ka numra për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale April 08, 2018 - 17:55
Ja çfarë thotë ai për mundësin e zgjedhjeve në vend

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka folur rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend. Krasniqi e ka komentuar deklaratat e opozitës rreth rrëzimit të Qeverisë. Thotë se për këtë punë opozita nuk i ka numrat.

Sipas tij, në një situatë kur as pozita dhe as opozita nuk e kanë shumicën në Kuvend, Krasniqi ka thënë se edhe mund të shkohet në zgjedhje por, sipas tij, zgjidhje të duhur nuk do të ketë. 

LEXO EDHE: Molliqaj bën thirrje të hetohen krejt të korruptuarit

“Në një situatë të tillë, numrat nuk i ka asnjëra palë. Në situata të tilla do të duhej të krijohet një konsensus për zgjedhje të parakohshme. Ndërsa ata që po kërkojnë zgjedhje para pak muajve ishin në qeverisje dhe nuk zgjidhen asnjë problem, veç sa i zvarriten, mbase edhe i ndërlikuan. Në një situatë të tillë edhe mund të shkohet në zgjedhje, por zgjidhje të duhur nuk besoj se do të ketë. E gjithë çështja është si ta nisim një fillim të ri e të mbarë. Deri më tani zgjedhjet as edhe një herë nuk na kanë sjellë kryeministër e as kabinet të mirë në mirëqeverisje e racional në formë e në përmbajtje”, ka theksuar ai.

Tutje, kryetari i Këshillit kombëtarë të Nismës Socialdemokrateai, , në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”,  ka vlerësuar se partia të cilës ai I takon po I kryen shumë mirë detyrat e saja në koalicionin qeverisës.

Tutje, Krasniqi, ka thënë se pasojat e zhvillimeve të fundit politike do të shihen më vonë. Ai thotë se debati në Kuvendin e Kosovës do t’i jepte zgjidhje të gjitha problemeve.

“Ajo që mund të them unë është: partia që po i kërkon zgjedhjet ishte pjesë e të gjitha problemeve, përfshirë edhe ‘Zajednicën’. Opinioni e di mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Personalisht jam për një debat të mirëfilltë në shoqërinë tonë, por e gjithë çështja është a kemi kapacitete politike për një debat të tillë. Unë jam më shumë se skeptik për këtë çështje. Debati, ndoshta, do ta gjente një zgjidhje më të mirë! Por, sa në Kosovë ka vullnet politik për këtë?”, thotë Krasniqi.