Kështu i gëzohen kthimit të liderit të tyre zyrtarët e LDK-së

Aktuale April 08, 2018 - 12:40
Ja si u gëzuan disa zyrtarë të LDK-së

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës iu kanë gëzuar kthimit të kryetarit të tyre Isa Mustafa nga Gjermania.

Ai ishte për shërim në këtë shtet, pasi që kishte disa probleme shëndetësore.

LEXO EDHE: Isa Mustafa kthehet në Kosovë

Mustafa është kthyer mbrëmë nga Gjermania, ndërsa sot një zyrtare e këtij subjekti e ka uruar atë në Facebook.

Besa Zogaj e cila ka qenë edhe zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik në kohën kur Kryeministër ka qenë Isa Mustafa ka postuar në Facebook një fotografi në të cilën shihet bashkë me Mustafën.

“Mirë se na u ktheve kryetar”, ka shkruar Zogaj.

Edhe Bajram Gecaj, i LDK-së ka shkuar për kthimin e Mustafës në Kosovë.

“Mirë se na u ktheve Kryeministër”, ka shkruar Gecaj.