Thaçi uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve

Aktuale April 08, 2018 - 10:43
Ky është urimi i presidentit Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

“Festat fetare gjithmonë kanë shfaqur ndjenjat e mirësisë, besimin në vlera pozitive religjioze, dashurinë dhe respektin e ndërsjellë mes qytetarëve tanë, pa dallim etnik.

Festa e Pashkëve le të kremtohet në familjet e besimtarëve me dinjitet, me lutje për lumturi, paqe dhe harmoni njerëzore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.