Këto janë deklaratat e para të Gjuriqit me të arritur në Kosovë

Aktuale April 08, 2018 - 07:54
Ja çfarë tha Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka arritur në Banjskë, afër Zveçanit, mbrëmë rreth orës 23:00.

Ai do të merr pjesë në liturgjinë kushtuar pashkëve në manastirin e Basnjkës.

Gjuriq iu ka thënë gazetarëve se Serbia gjithmonë do të jetë pranë popullit të vet në Kosovë.

LEXO EDHE: Gjuriq arrin në Kosovë

“Ne serbët në numër jemi pak, por jemi të guximshëm dhe popull liridashës dhe do të mbesim këtu në Kosovë dhe do të dimë si Serbi që ta mbrojmë popullin tonë në Kosovë, sepse këtu në Kosovë që më shumë se 1000 vjet po e ndërtojmë identitetin e tërë popullit serb. Është ndërtuar edhe në të kaluarën, po ndërtohet edhe sot dhe të jeni të sigurt që do të ndërtohet edhe në të ardhmen”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Duke uruar besimtarët për pashkët ortodokse, Gjuriq ka theksuar se kësaj radhe porosia e tij është “dashuri ndaj të gjithëve, qëndrueshmëri dhe këmbëngulje”.

Kjo është vizita e parë e Gjuriqit në Kosovë pas arrestimit më 26 mars në Mitrovicë.

Gjuriqit i është dhënë leje nga autoritetet kosovare për këtë vizitë fetare.