Gjuriq arrin në Kosovë
Aktuale
April 07, 2018 - 22:52
E Fundit
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka mbërritur në Kosovë.
Ai në këto momente është nisur në drejtim të manastirit të Banjskës në Zveçan.
Vetura e tij është nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe Karabinierëve italianë.
Gjuriq për këtë vizitë ka lajmëruar autoritetet kompetente të Kosovës për vizitën e tij, dhe ka marrë leje, ndryshe nga hera e kaluar kur atij i ishte refuzuar hyrja në territorin e Kosovës, por ai kishte hyrë dhe më pas ishte arrestuar.