Deputetja kërkon përfshirjen e Thaçit e Veselit në aktakuzën e “Prontos”

Aktuale April 07, 2018 - 16:46
Ja për cilën deputete bëhet fjalë

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar përfshirjen e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, në aktakuzën për aferën “Pronto”, pasi që sipas saj edhe këta të dy janë të përfshirë në të, transmeton “Zëri.info”

“Të gjithë e kemi të qartë se punësimet e Thaçit e Veselit, ishin me qëllim të kontrollit mbi gjithçka përmes njerëzve të tyre të dëgjueshëm. Grabofci, Pajaziti, Beqaj dhe të tjerët ishin shërbëtorët e zellshëm të Thaçit e Veselit. Aktakuzave duhet t’i shtohen edhe këto dy vepra penale e poashtu aktakuza duhet të ngriten edhe për Thaçin e Veselin, si protagonistë të aferës Pronto” , ka shkruar Haxhiu.

LEXO EDHE: VV ngreh piramidë për pagat dhe shpenzimet e Qeverisë Haradinaj

Sipas saj kjo aferë ka shpërfaqur gjithçka qysh nga kontrolli i drejtësisë e deri tek kontrolli në ndërmarrjet publike, bordet e agjencisë dhe për këtë gjë ajo ka fajësuar njerëzit e PDK-së, transmeton tutje "Zëri.info".

“Afera Pronto ka shpërfaqur shumëçka!  Ka shpërfaqur se si kontrollohet sistemi i drejtësisë, si zgjedhen gjyqtarët e prokurorët, si kontrollohen ndërmarrjet publike(lokale, e qendrore) si kontrollohen bordet e agjencionet!  Afera Pronto ka dëshmuar se si njerëzit e PDK’së duan të kenë kontroll mbi çdo institucion dhe mbi pasurinë publike”, ka shkruar tutje Haxhiu.

Tutje ajo ka akuzuar edhe Prokurorinë Speciale për dështimin e kapjes së shtetit.

“Për bindjen time, Prokuroria Speciale, qëllimshëm është munduar ta relativizoj kapjen e shtetit përmes klasifikimit vetëm në veprën penale të diskriminimit në punësim dhe ka dështuar t’a evidetoj kapjen e shtetit!”, ka përfunduar Haxhiu. /ZËRI