A do të japin dorëheqjen apo Kadri Veseli do t’i shkarkojë ‘prontistat’ e tij?!

Aktuale April 06, 2018 - 17:07
Lajmet

Janë së paku tre zyrtarë të lartë të PDK-së që akuzohen në aferën “Pronto” e që ende mbajnë pozita të larta shtetërore.

Besim Beqaj, është ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë Haradinaj. Ndaj Beqajt, sot është ngritur një aktakuzë në rastin “Pronto”. Përveç Beqajt edhe një zyrtari të lartë të PDK-së i është ngritur aktakuzë.

Është ky deputeti Zenun Pajaziti, i cili mandatin e kaluar ka qenë edhe shef i deputetëve të PDK-së.

Pajaziti një kohë ka qenë edhe ministër i Punëve të Brendshme kur Hashim Thaçi ka qenë kryeministër.

Bëhet fjalë edhe për Nijazi Kryeziun, këshilltarin e Kadri Veselit në pozitën e kryeparlamentarit, shkruan lajmi.net.

LEXO EDHE: Molliqaj: Shqetësuese që Veseli e Thaçi s’janë pjesë e të akuzuarave në rastin “Pronto”

Shtrohet pyetja se a do të japin dorëheqje këta të përmendur apo Kadri Veseli do të përmbushë premtimin e tij s’e ata që kanë aktakuza të ngritura nuk ka vend në institucione.

Kjo mbetet të shihet sot ose në ditët në vazhdim.