Kryetarët i tregojnë kryeministrit për problemet në komuna

Aktuale April 06, 2018 - 13:28
Ja çfarë probleme po kanë komunat

Kryetarët e Komunave sot paraqitën shqetësimet e tyre para kryeministrit Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Kryetari i Drenasit , Ramiz Lladrovci tha se qytetarët kanë problem me kanalizimet.

Ndërsa, Ardian Gjini theksoi se projekti më i rëndësishëm i Gjakovës  është ai i lidhjes së rrugës Gjakovë-Deçan.

LEXO EDHE: Haradinaj: Marrëdhënia me BERZH-in e suksesshme

" Projekti më i rëndësishëm për ne është ai i daljes së Gjakovës në Deçan. Kemi problem të madh në Gjakovë. i gjithë trafiku që kalon në Dukagjin kalon në qendër te qytetit. Dy rrugë të tjera që i kemi paraqitur janë ato që lidhin disa rrugë të fshatrave që ne vend se të udhëtimi të zgjat 10 minuta zgjatë 1 orë", tha ai. / Zëri .