Hoti kërkon zgjedhje të reja

Aktuale April 06, 2018 - 11:17
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në konferencën javore të këtij subjekti paralajmëroi që nëse vendi nuk shkon në zgjedhje, atëherë ata do të organizojnë mocionin për rrëzim të Qeverisë, raporton "Zeri.info".

"Me daljen e Listës Serbe nga Qeveria, vendi udhëhiqet nga një qeveri që ka vetën 42 deputet dhe 10 deputet të pakicave serbe që në total i bie 52, ndërsa opozita ka 68. Vendi nuk mund të vazhdoj të udhëhiqet nga kjo qeveri. Si mund të jetë qeveria stabile me vetëm 42 deputet?", tha Hoti.

Sipas tij, vendi duhet të shkoj në zgjedhje dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë LDK do të organizoj mocion për rrëzim të saj.

"Vendi duhet te shkoj në zgjedhje sepse Kosovës i duhet një Qeveri stabile. Është e rëndësime që zgjedhjet të mos bëhen brenda 30 ditëve por të përgatiten më mirë. Nëse kjo nuk ndodh ne do të fillojmë mocionin për rrëzim të Qeverisë", ka theksur Hoti, raporton tutje “Zëri.info”.

Po ashtu ai tha se LDK është e gatshme për zgjedhje,si dhe janë duke marrë udhëzimet e nevojshme.

Ai bëri të ditur edhe që LDK-ja u ka bërë ftesë zyrtare të gjitha grupeve parlamentare që të dakordohen për datën e zgjedhjeve të vendit. /Zëri/