Kukësi sërish në protestë

Aktuale April 05, 2018 - 19:28
Lexo detajet

Një grup qytetarësh në Kukës janë mbledhur sërish përballë Komisariatit të Policisë duke protestuar.

Qytetarët kërkojnë lirimin e 11 personave të cilat gjykata e Kukësit i la në burg nënë akuzën e prishjes së pronës publike gjatë protestës së të shtunës në kundërshti të taksës për kalimin në “Rrugën e Kombit”.

“Kriminelët jeni ju, por nuk na e mbyllni dot gojën”, “Përkrah barbarëve siç i ka hije kuksianëve” janë disa nga mesazhet që mbajnë në duar protestuesit.

Kujtojmë se gjatë seancës së djeshme në gjykatë pati një protestë të madhe në kundërshti të ndalimit të kuksianëve. Madje tensione pati dhe mes disa deputetëve të PD-së dhe forcave të policisë.

Në përfundim të seancës që ruhej thuajse nga 1 mijë efektivë policisë, gjykata vendosi të lërë në burg 11 nga 23 të ndaluarit, shtetasit Xhevahir Herenin, Elton Cenkun, Florin Onuzin, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja./Express/