Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit shtyhet sërish, tash për afat të pacaktuar

Aktuale April 05, 2018 - 17:12
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Pas shtyrjes së mbledhjes së paraparë për sot, që të mbahej ditën e premte (nesër)ë, Kuvendi i Kosovës ka vendosur ta shtyjë edhe një herë mbledhjen e Kryesisë.

Kuvendi tani nuk ka caktuar ditën e mbajtjes së saj. 

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për nesër, në orën 10:00, është shtyrë për një ditë tjetër. Për mbajtjen e saj, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin për media nga Kuvendi.