Brukseli ia jep 4 muaj afat Kosovës për hartimin e statutit të Asociacionit

Aktuale April 05, 2018 - 16:38
Lajmet

Presioni i Brukselit ndaj institucioneve të Kosovës vazhdimisht po rritet sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kësaj radhe, Burkesli i ka caktuar afat palës kosovare se kur duhen ta hartojnë statutin e këtij Asociacioni.

Në faqen zyrtare të saj, Bashkimi Evropian vlerëson se njoftimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj për dhënien e mandatit ekipit menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit -Komunitetit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është shumë i mirëpritur.

“Procesi i hartimit të Statutit ka filluar dhe do të bëhet brenda një afati kohor prej katër muajsh.

Ky hap i shumëpritur lejon zbatimin e Marrëveshjes së Dialogut mbi Shoqatën / Komunitetin e komunave me shumicë serbe, e cila është një detyrim që Kosova ndërmori në dialogun e lehtësuar të BE-së, marrëveshjet e Brukselit të Prillit 2013 dhe Gusht 2015”, thuhet në njoftimin e tyre.

BE thekson se do të ftojë Kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, ekipet e tyre, Ekipin Drejtues dhe ekspertët teknikë për diskutime në Bruksel, për t'u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në procesin e hartimit./Express