Momenti kur Thaçi e Kurti nuk shikohen as në sy

Aktuale April 05, 2018 - 14:58
Lexo detajet

Në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit kanë marrë pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i VV-së Albin Kurti si dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie.

Haradinaj dhe Kurti ishin të ulur pranë njëri tjetërit në momentin kur ka ardhur presidenti Thaçi në sallë, e ku ka përshëndetur vetëm kryeministrin. 

Por ajo që bie në sy, është se Kurti e Thaçi nuk e shikojnë njëri tjetrin as në sy.

Injorimi ishte nga të dy, pasi Kurti as që u ngrit t’i flas, siç bëri Haradinaj. /Magazina/

Më poshtë ju sjellim pamjet: