LDK mbledh kryetarët e degëve, bëhen gati për zgjedhje të parakohshme

Aktuale April 05, 2018 - 14:16
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja me Kryetarët e Degëve, ku kjo parti edhe një herë vlerësoi se Kosova ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike.

Në njoftim të LDK-së thuhet se qeveria e pakicës nuk mund të udhëheqë me vendin, dhe se sipas LDK-së, temat e rëndësishme për vendin nuk mund të adresohen nga një qeveri e rënë, transmeton "Zëri.info". 

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Sot është mbajtur mbledhja me Kryetarët e Degëve të LDK-së, ku u vlerësua edhe një herë se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike.

Kryetarët e Degëve e vlerësojnë qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, të dhënë në mbledhjen e fundit të Kryesisë së LDK-së, lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Është e qartë se qeveria e pakicës nuk mund të udhëheqë me vendin dhe se temat e rëndësishme për vendin nuk mund të adresohen nga një qeveri e rënë.

Kryetarët e Degëve kanë intensifikuar përgaditjet për zgjedhjet e parakohshme.

Në ditët në vijim, Kryesia e LDK-së do të jenë në secilën degë të LDK-së për të komunikuar me stukturat e degëve dhe për të intensifikuar përgatitjet për zgjedhje.

Degët e LDK-së janë të gatshme t’i nënshtrohen procesit zgjedhor dhe janë të bindur në mbështetjen e qytetarëve.

LDK – Zyra për Informim