Haxhiu: Haradinaj duhet të ndalet

Aktuale April 04, 2018 - 22:26
Ja pse ia thotë këtë kryeministrit Haradinaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes "Vetëvendosje", Albulena Haxhiu, ka komentuar funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Qeveria paska krijuar struktura të reja për krijimin e “Zajednices” apo thënë ndryshe për bosnjëzimin e Kosovës”.

“Haradinaj duhet të ndalet. Nuk duhet ta bëj gabimin dhe dëmin e njëjtë siç bëri me demarkacionin! Thaçit e Veselit, vetëm edhe për këtë i duhet Haradinaj! Pastaj angazhojnë PDK’në që ta hedhin sikur leckën”, ka shkruar ajo në Facebook.

LEXO EDHE: Haradinaj: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

Ajo ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë.

“Qytetarët s’kanë pse e durojnë një qeveri që vetëm skandale e dëme i sjellë vendit”.

Postimi i plotë:

Qeveria paska krijuar struktura të reja për krijimin e “Zajednices” apo thënë ndryshe për bosnjëzimin e Kosovës!

Haradinaj duhet të ndalet. Nuk duhet t’a bëj gabimin dhe dëmin e njëjtë siç bëri me demarkacionin!

Thaçit e Veselit, vetëm edhe për këtë i duhet Haradinaj! Pastaj angazhojnë PDK’në që t’a hedhin sikur leckën.

Duhet të shkojmë në zgjedhje sa më parë!

Qytetarët s’kanë pse e durojnë një qeveri që vetëm skandale e dëme i sjellë vendit.