Mblidhet Këshilli Drejtues i UP-së

Aktuale April 04, 2018 - 17:11
Ngacmimet seksuale mbledhin Këshillin Drejtues të UP-së

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se menjëherë pas raportimeve të para lidhur me dukurinë e ngacmimit seksual në UPHP, kanë ftuar staf akademik nga programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në UP, që të formojmë një grup punues për trajtimin e kësaj dukurie.

Bëhet e ditur se ky grup punues në ditët në vijim do të dal me plane konkrete për hartimin e politikave dhe planit të veprimit në adresimin dhe trajtimin e dukurisë së ngacmimit seksual në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Po ashtu, në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Drejtues të UPHP-së, paraparë për nesër në orën 15:00, pika 2 parasheh shqyrtimin e mekanizmave për adresimin dhe parandalimin e ngacmimeve seksuale.