Selimi: Thaçi lanë borxhe me koka njerëzish

Aktuale April 04, 2018 - 16:15
''.. në fakt është e vërtet që Thaçi ka shumë borxhe, se ka bërë shumë pazare....''

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka akuzuar ashpër Hashim Thaçin për mënyrën se si u arrestuan dhe më pas u dëbuan gjashtë shtetas turq me kërkesë të presidentit turk, Erdogan.

Selimi tha se tashmë është kuptuar se kush ishte urdhërdhënës për këtë veprim.

Madje sipas tij për këtë edhe po fillojnë të marrin merita.

Por, Selimi pyet se përse akoma nuk u bë e ditur se çfarë u kanë pasur borxh dhe kush ka pasur borxh ndaj dikujt që të bëhet veprime të tilla.

".. në fakt është e vërtet që Thaçi ka shumë borxhe, se ka bërë shumë pazare. Por Thaçi lanë borxhe me kokash njerëzish në këtë vend. Mos u çuditni nëse edhe në të ardhmen e bën një gjë të tillë sepse është i shquar për këtë", tha Selimi në Kuvendi.

Selimi, deklaroi se vetëm shkarkimi i një ministri tregon paaftësinë e qeverisë së Kosovës.