Molliqaj ‘godet’ Thaçin, e quan dinak

Aktuale April 04, 2018 - 15:06
Ja çfarë i thotë ai tjetër

Dardan Molliqaj nga GDP-ja, duke folur për turqit e arrestuar tha se pas tërë kësaj qëndron presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sipas tij, me ‘dinakërin’ e tij politike i ka bërë favor shtetit turk, raporton “Zëri.info”.

“Ajo që sot është e qartë plotësisht sa i përket deportimit të shtetasve turq është që Hashim Thaçi e ka pranuar që ka qenë në dijeni për arrestimin e tyre në një konferencë për media. Për mua është e qartë që Hashim Thaçi është mbrapa këtij askioni. Nuk kemi nevojë më të bëjmë pyetje sepse ai e ka pranuar që vet e ka bërë këtë gjë”, tha Molliqaj.

LEXO EDHE: Krasniqi: Të gjithë jemi ndier keq për 6 turqit e deportuar

Sipas tij, Thaçi ka përdorur dinakërinë e tij politike pikërisht në përdorjen e ligjit të Kosovës për të huajt.

“Unë nuk jam shumë i bindur që kemi të bëjmë me shkelje të drejtave të njeriut në këtë rast. Thaçi si një njeri dinak në politik, e ka përdor ligjin e Kosovës, dhe është thirrur në atë nen që ka të bëjë me deportim e jo ekstradim”, tha Molliqaj duke shtuar se me këtë rast “Thaçi i ka bërë favor Erdoganit”, tha ai, raorton “Zëri.info”.

Sipas Molliqajt, Thaçi i ka shërbyer shtetit të Turqisë duke i dërguar 6 turqit atje, duke u thirrur në atë nen të ligjit të Kosovës, ku thuhet se në rast të deportimit nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut./Zëri