Kjo rrugë në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Aktuale April 04, 2018 - 14:05
Kjo është arsyeja!

Kanë filluar punimet për rregullimin e kanalizimit fekal, atmosferik si dhe rregullimi i ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, raporton “Zëri.info”.

Kjo ka bërë që një pjesë e kësaj rruge të ndalohet për qarkullim deri në përfundimin e këtyre punimeve.

LEXO EDHE: Veturat ‘vërshojnë’ Prishtinën gjatë ditëve me diell

Komuna e Prishtinës ka thënë se brenda 60 ditëve është paraparë që të përfundojnë punimet në këkë pjesë të kryeqytetit.  /Zëri/

Image 
Image 
Image