Lista Serbe kërkon shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Aktuale April 04, 2018 - 13:39
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka hedhur poshtë mundësinë e kthimit të ministrave të këtij subjekti politik në Qeverinë e Kosovës, raportojnë mediet serbe, transmeton portali “Zëri.info”.

Duke i komentuar deklaratat e shefit të deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, se deputetët serbë do të kthehen pas largimit të ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, Simiq ka thënë se nuk mund të kthehen në një qeveri të tillë pas rastit të arrestimit të Marko Gjuriqit.

Deputeti i Listës Serbe pretë që në Kosovë të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Zgjedhjeve nuk i frikësohemi. I kemi fituar 90 për qind të votave të serbëve në Kosovë dhe nëse shpallen zgjedhjet do të fitojmë edhe më shumë pasi që qytetarët na besojnë”, ka deklaruar Simiq, raporton “Zëri.info”.