Shefi i AKI-së nuk merr pjesë në komision

Aktuale April 04, 2018 - 10:16
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Drejtori i AKI-së, Driton Gashi sot nuk erdhi që të raportoj para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ashtu siç ishte paralajmëruar që do të ndodhë, raporton Zeri.info.

Zëvendëskryetarja e komisionit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu me të filluar mbledhja e Komisionit njoftoi se Agjencia Kosovare për Inteligjencë, përmes një email-it të dërguar sot ka njoftuar që pa e marrë raportin e plotë lidhur me arrestimin e 6 gylenistëve nuk do jepen detaje.

LEXO EDHE: Haradinaj: Nëse LDK është për zgjedhjet, AAK do t'ia jap votat

Kjo kërkesë sipas tyre është e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Njëkohësisht kjo është edhe arsyeja që Gashi nuk erdhi sot./Zëri/