Abdixhiku: Qeveria do të përballet me bllokadë në muajt e ardhshëm

Aktuale April 03, 2018 - 21:42
Lexo detajet

Deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga Ramush Haradinaj, do të këtë bllokadë në muajt e ardhshëm.

Ai thotë se kjo qeveri nuk mund të vazhdojë kështu, dhe sipas tij vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

"Qeveria aktuale do të këtë një bllokadë të punës në muajt e ardhshëm. Opozita nuk do t’ia bëjë votat për të kaluar ligjet në Kuvend. Kjo qeveri vet nuk i ka numrat për të bërë asgjë. Me këtë edhe do të bllokohet puna e saj”, ka thënë Abdixhiku në Pressing në T7.

Ai thotë po ashtu se kërkesa e LDK-së për të shkuar në zgjedhje është shumë serioze.

LEXO EDHE: A do të qëndrojë Qeveria me 52 vota – Përgjigjet Memli Krasniqi

"Duhet t’i kërkohet qeverisë që t’i bëjë 61 vota, për të treguar shumicën. Po ashtu, tani duhet t’i kërkohet edhe opozitës që t’i këtë 61 vota dhe të rrëzohet qeveria. Kjo qeveri nuk mund të qëndrojë kështu. Kërkesa jonë është serioze që duhet të shkohet në zgjedhje të reja. Kjo qeveri nuk mund të kalojë asnjë ligj të thjesht në Kuvend”.