Haziri: Rasti i shtetasve turq duhet të ndriçohet

Aktuale April 03, 2018 - 21:00
Lexo detajet

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se situata me shtetasit turq duhet të ndriçohet.

“Ne presim që nesër të mbahet seanca. Shpresojmë të mos ketë ikje nga përgjegjësia, sepse kemi parë që kemi pasur shmangie. Presim sqarim, interpelanca mund ta ndriçojë”, ka thënë ai në RTK.

Haziri nuk e ka vlerësuar performansën e koalicionit aktual qeveritar, duke thënë se nuk ka kapacitete.

Ai ka kujtuar kur koalicioni i mëparshëm ishte rrëzuar. “Qeveria u pat rrëzuar nga PDK-ja, u pati punuar tinëz, u pat porositur mocioni dhe atë e pat mbështetur edhe Lista Serbe”, ka thënë Haziri.