Taksa në 'Rrugën e Kombit' dhe 'gylenistët', temë e takimit Rama-Thaçi

Aktuale April 03, 2018 - 17:36
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Tensionet e krijuara mes Kosovës dhe Turqisë pas deportimit të gjashtë shtetasve turq kanë sjellë në Tiranë, Hashim Thaçin.

Presidenti i Kosovës është takuar në kryeqytet me Kryeministrin Edi Rama.

Nuk ka detaje të mëtejshme nga takimi, por ajo që dihet është se Kryeministri shqiptar, Edi Rama ruan një raport të ngushtë me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ky i fundit ka shënjestruar në deklaratat e tij Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj pas shkarkimit që u bëri ministrit të Brendshëm dhe shefit të inteligjencës kosovare në lidhje me ekstradimin e gjashtë “gylenistëve”.

Ndërkohë, më herët Departamenti Amerikan i Shtetit shpërndau një deklaratë ku mbështeste Qeverinë e Kosovës pas deportimit të shtetasve turq.

Vizita e beftë e Hashim Thaçin mbërrin edhe në një moment të vështirë për Qeverinë Rama, e vendosur nën presionin e protestave për tarifën e Rrugës së Kombit, tarifë që kundërshtohet edhe në Kosovë. /Tch/