Pacolli nuk është në dijeni për tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës nga Burundi

Aktuale April 03, 2018 - 13:50

Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk është në dijeni për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Burundi.

Pacolli tha se nuk dinë asgjë në lidhje me këtë rast.

“Jo, ne nuk dimë asgjë”, tha shkurt për Telegrafin ministri Pacolli.

LEXO EDHE: Burundi tërheq zyrtarisht njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ndryshe, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, është takuar sot me homologun e tij nga Burundi, Alain Aime Nyamitwe. Siç raportojnë mediat serbe, Daçiq është njoftuar zyrtarisht për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Burundit.