Kusari-Lila: Nëse Gashi mbetet në krye të AKI-së vuloset kapitullimi i Haradinajt dhe Qeverisë

Aktuale April 03, 2018 - 11:32
Lexo detajet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, duke komentuar mundësinë që drejtori i AKI-së, Driton Gashi mos të shkarkohet nga detyra, pavarësisht vendimit të kryeministri Haradinaj, ka thënë se nëse një gjë e tillë ndodh, do të ishte kapitullim për rendin kushtetues, kryeministrin dhe AKR-në.

Ajo këtë e ka thënë në një postim në facebook.

“Në rast se ndodh dorëheqja nga Ministri Sefaj dhe mbetja në detyrë e shefit të AKI-së, Driton Gashit, atëherë vuloset me të dyja këmbët dhe duart kapitullimi i:

Rendit dhe shtetit ligjor të Kosovës
Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së tij
AKR-së si partner qeverisës me çmim të lartë të hyrjes në Qeveri dhe devalvim të shpejtë të saj në të”, ka shkruar ajo.

Kusari-Lila ka thënë se Kosova, po e ndryshon rendin Kushtetues në sakrificën e gjashtë shtetasve turq, të cilët u bënë kurban të demokracisë tonë, por të cilët pa dëshirën e tyre, futen në levizje në Kosovë mekanizmin për ndryshimet e shumë pritura nga të gjithë.

“Me qetësi dhe maturi duhet të ecim drejt cakut për kthimin e Republikës funskionale parlamentare. Pazareve dhe kompromiseve e shtrenjta në kurriz të Kosovës dhe qytetarëve të saj iu erdh fundi”, është shprhur Kusari-Lila.

Ajo ka kërkuar që shefi i AKI-së të largohet vetë me pak dinjitet (nëse i ka mbetur sadopak) se sa të nxjerrët jashtë nga aty i turpëruar së shpejti.

“Ata që ishin pjesë e deportimit të shtetasve turq do t’i pret përgjegjësia penale, jo vetëm institucionale”, ka shkruar Kusari-Lila./Lajmi.net/