Bullgaria deklarohet rreth pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e BE-së

Aktuale April 03, 2018 - 11:01
Vjen deklarata zyrtare

Bullgaria që do të jetë nikoqire e Samitit të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, nuk dëshiron asgjë t’ia lë rastit, kështu që qysh tani ka filluar të porositë të gjithë që në këtë samit do të respektohet plotësisht neutralitetit ndaj statusit të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për të përditshmen serbe “Novosti”, Genoveva Çevenakova, zëdhënës i Brukselit për Presidencën e Bullgarisë në BE, i cili është duke zhvilluar takime me vendet e BE-së që nuk e kanë njoftuar pavarësinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Kundër përfaqësimit të Kosovës si shtet i pavarur në Samit vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë, ndërsa Bullgaria është duke u munduar të bindë të gjithë pjesëmarrësit se nuk do të “preket” çështja e statusit të Kosovës, duke gjetur një formulë të përshtatshme për të gjithë.

“Jemi të vetëdijshëm rreth rëndësisë së raportit me Kosovën me vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e këtij vendi, por jemi duke punuar që të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Çervenakova, duke shtuar se qëllimi i Bullgarisë është në Samit që marrin pjesë të gjitha 28 vendet anëtare, si dhe të gjitha të përfaqësohen në nivelin më të lartë dhe të përçohet mesazhi i unitetit rreth integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.