Daçiq për arrestimin e Gjuriqit: Ai nuk është një kriminel që ka shkelur ligjin

Aktuale April 02, 2018 - 10:50
‘Pablo Eskobar kishte trajtim më të mirë gjatë arrestimit’

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, arrestimin e Marko Gjuriqit në Prishtinë, Daçiq e ka krahasuar me Pablo Eskobarin (diller droge).

“Unë mendoj se Pablo Eskobar kishte trajtim më të mirë gjatë arrestimit, ai nuk u lëndua. Gjuriq nuk është një kriminel që ka shkelur ligjin, kjo mund të bëhej ndryshe”, ka deklaruar Daçiq për “TV PINK”.

LEXO EDHE: Daçiq: S’ka bisedime për njohje të Kosovës apo ulëse në OKB

Sipas tij, faji i BE-së është i madh, pasi Bashkimi Evropian garantonte realizimin e gjithçkaje të rënë dakord në Bruksel.