Ky është 'selami' i zëvendësministrit të Haradinajt, për Erdoganin

Aktuale April 02, 2018 - 10:21
Ja çfarë i ka thënë ai presidentit turk

Zëvendësministri i Ekonomisë, Gani Koci, ka postuar një fjalë të urtë popullore, e cila thotë se kur miku fillon të sillet si zot në shtëpinë tënde, duhet t’ia vendosësh opingat te dera.

LEXO EDHE: Kështu nisi përplasja mes Erdogan e Haradinajt

Ai shkruan në Facebook:

Kur miku zë e sillët si zot shtëpie në shtëpinë tënde, ka ardhë koha t’i qitën opingat te dera!

(E popullit)

Duket se Koci këtë e shkruan pas zhvillimeve të fundit në vend, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka dhënë një seri mesazhesh për kryeministrin Ramush Haradinaj, pas arrestimit të gjashtë gylenistëve dhe deportimit të tyre në Turqi.