Daçiq: S’ka bisedime për njohje të Kosovës apo ulëse në OKB

Aktuale April 02, 2018 - 10:14
E Fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk bëhet fjalë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta lejojë atë të marrë një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

LEXO EDHE: Bërnabiq: Jemi të shqetësuar, partnerët tanë nuk reaguan për atë çfarë ndodhi në veri!

Daçqi duke folur për TV Pink ka thënë se gjithmonë ka punuar që për Kosovën të gjenet një kompromis që do të eliminonte shkaqet e konfliktit mes dy palëve, njofton Klan Kosova.

“S’jemi të interesuar të intensifikojmë problemin në këtë situatë, por të qëndrojmë të qetë dhe të impelemntojmë marrëveshjen e Brukselit”, pohoi Daçiq, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të deklarohet nëse e do Serbinë si partner, apo jo.