Arifi: Nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut

Aktuale April 01, 2018 - 23:37
Kreu i negociatave me Serbinë, Avni Arifi

Kreu i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se nuk e dinë kur do të vazhdoj dialogu teknik Prishtinë-Beograd.

Gjatë një interviste për RTK2, Arifi ka theksuar se përkundër ngjarjeve të fundit, dialogu duhet të vazhdojë.

“Të dyja palët mund të kenë vështirësi por dialogu nuk ka alternativë, Beogradi dhe Prishtina duhet ta dinë se mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është dialogu. Nuk ka alternativë tjetër”, ka shtuar Arifi.

Brukseli ende nuk ka caktuar një datë për vazhdimin e negociatave.